Lidhja e Prizrenit, Rama: Mesazhi i saj i bashkimit do kumbojë gjithmonë

10.06.2018 15:18:09

Në përvjetorin e 104 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri Edi Rama ka rezervuar një reagim të shkurtër në Facebook, ku thekson mesazhin e bashkimit që dha ai organizim, pjella e të cilit është edhe sot e gjallë.

“Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar”, shprehet Rama.

Sipas kryeministrit, “kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritje pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë”.

“Ju uroj një të diel të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar”, shton më tej Rama.