Liga e Kampionëve do të vazhdojë mesjavën që vjen me sfidat e radhës në kuadër të 1/8 së finales.
Të martën mbrëma elita e futbollit evropiane, vjen më dy ndeshjet joshëse, ku përballen Bayer Leverkusen-Atletico Madrid dhe Manchester City-Monaco.
Ndërkaq, edhe mbrëmja e së mërkurës pritet të jetë interesante, ku ballafaqohen Sevilla-Leicester City dhe Porto-Juventus, transmeton KosovaPress.
Të martën takohen:
(20.45) Leverkusen (GJER) – Atlético Madrid (SPA)
(20.45) Manchester City (ANG) – Monaco (FRA)
Të mërkurën takohen:
(20.45) Séville FC (SPA) – Leicester (ANG)
(20.45) Porto (POR) – Juventus (ITA)
Ndeshjet e kthimit do të luhen me 7-8 mars.