Liga e Kombeve, Shqipëria në grup “ferri”. Buzëqesh Kosova

24.01.2018 16:02:03

Nuk i ka buzëqeshur shorti Shqipërisë në “Nations League”, turneu më i ri ndërkombëtar për përfaqësueset evropiane.

Kuqezinjtë, kanë rënë një grup të vështirë dhe do të luajnë kundë Izraelit dhe Skocisë.

Short relativisht i lehtë për kombëtaren kosovare. Kosova u shortua në grupin D 3 në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faraoe.

Sa iu takon ligës ku ndodhen kuqezinjtë, katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit, që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Faza e grupeve do të luhet gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor. Liga e Kombeve, është një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Evropian dhe që bëjnë që nga shtatori të mos ketë më ndeshje miqësore.

LIGA D

Grupi D1: Andorra, Kazakistani, Letonia, Gjeorgjia
Grupi D2: San Marino, Moldavia, Luksemburgu, Bjellorusia
Grupi D3: Kosova, Malta, Ishujt Faroe, Azerbajxhani
Grupi D4: Gjibraltari, Lihtenshtejni, Armenia, Maqedonia

LIGA C

Grupi C1: Izraeli, Shqipëria, Skocia
Grupi C2: Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria
Grupi C3: Qipro, Bullgaria, Norvegjinë, Sllovenia
Grupi C4: Lituania, Mali i Zi, Serbia, Rumania

LIGA B

Grupi B1: Republika Çeke, Ukrainë, Sllovakia
Grupi B2: Turqia, Suedi, Rusia,
Grupi B3: Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Austria
Grupi B4: Danimarka, Republika e Irlandës, Uellsi

LIGA A

Grupi A1: Holanda, Franca, Gjermania
Grupi A2: Islanda, Zvicra, Belgjika
Grupi A3: Polonia, Italia, Portugalia
Grupi A4: Kroacia, Anglia, Spanja