Lige 1/ Operon për estetikë mjekrën, infeksioni e lë jashtë fushave

05.03.2019 21:23:08

Nëse në Itali, Interi bën llogaritë me dëmtimin e Mauro Icardit, i cili duket së më shumë i dhemb vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit sesa shqetësimet në pjesën e gjurit, në Francë Bordeaux ka një tjetër shqetësim, disi absurd, madje që ka prekur mesfushorin Younousse Sankharé.

Senegalezi më pasaportë franceze po qëndron larg fushës së blertë prej më shumë se një muaji, sepse ka probleme me mjekrën.

Për ta qartësuar më shumë situatën rreth asaj që e shqetëson 29-vjeçarin është gazeta franceze “L’Equipe” që shpjegon se Younousse Sankharé ka kryer një transplant mjekre, që ka të bëjë për çështje estetike, por të bësh të tilla eksperimente me veten jo gjithmonë gjërat mund të shkojnë mire.

Sankhare ka marrë një lloj infeksioni dhe që nga ai moment 29-vjeçari ndihet i pafuqishëm për të luajtur. Një situatë aspak e lehtë për Sankhare, madje ende nuk dihet se dhe për sa kohë atij do t’i duhet të qëndrojë larg fushës së blertë. Vizitat mjekësore që ai ka kryer nuk japim dot një afat.