Ligji anti-Covid miratohet në Komision, dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës

29.07.2020 13:57:53

Ligji Anti-Covid është votuar sot në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai ka bërë të ditur se i njëjti ligj është proceduar për Kuvend ku do të votohet në lexim të parë.

Postimi i plotë i Avdylit:

Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenje sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parē.
Faliminderit të gjithë deputetëve pa daliim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të metutjeshëm pêr plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë.