Ligji për automjete shihet në kundërshtim me normat teknike

10.07.2017 20:40:00

Ligji i ri për automjete ka paraparë gjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete, sepse shumë autosallone i ndryshojnë kilometrat e automjeteve, pra bëjnë falsifikime.

Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve, janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – që nënkupton leximin e odometrit.

Nebih Shatri, zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se Ligji për automjete ka për qëllim ta mbrojë pronarin e ri të automjetit, prandaj në momentin që i bartet pronësia atij, ai obligohet me të gjitha përgjegjësitë, duke e përfshirë edhe kontrollimin teknik të veturës.

Shatri foli edhe për gjobat me rastin e ndryshimit të kilometrazhit, duke treguar se ata kanë propozuar që këto gjoba të janë më të larta, por komisioni parlamentar i ka ulur. Ai këto veprime i cilësoi me paramendim si penale dhe jo kundërvajtëse.

Kurse eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, deklaroi se ky ligj është i përkthyer tekstualisht nga shteti slloven.

Ai më tej shtoi se ky ligj është i treti që Ministria e Infrastrukturës po e bën në kundërshtim me normat teknike të Kosovës.