Ligji për Trepçën do të jetë pikë e veçantë e seancës të premten

03.10.2016 14:41:01

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se seanca e ardhshme do të mbahet të premten ku do të jetë pikë e veçantë projektligji për Trepçën.

Ai u shpreh i sigurt se ky projektligj do të kalojë. “Ligji për Trepçën do të kalojë është në  interesin e minatorëve dhe të vendit”, tha Veseli.

Pas mbledhjes së Kryesisë Veseli tha se janë në ethe të pritjes për ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër.