Ligji për Trepçën – rezultat i një pune të përbashkët, konstruktive dhe profesionale

08.10.2016 14:30:40

Nga Rexhep Kastrati

Një një bisedë të shkurtër me prof. dr. Muhamet Mustafën pas miratimit të ligjit për Trepçën, bashkë me urimin për këtë punë të madhe për Kosovën, ia përcolla edhe një krahasim që vetë Profesorit iu duk pak i tepërt dhe i pavend. Fjala është për krahasimin me NATO-n, pasi që nëse NATO ndihmoi bashkë me UÇK-në, një popull që të çlirohet nga pushtimi serb, me këtë ligj, u sanksionua ligjërisht pronësia dhe statusi i një prej simbolikave kryesore të Kosovës: Trepça. Edhe reagimet e Beogradit nëpërmjet Nikoliqit, Vuçiqit e Guriqit para miratimit të këtij ligji, dhe të Gjuriqit pas miratimit të tij, janë reagime me emocione dhe me ngarkesa të mëdha emocionale. Sikurse bombardimet e NATO-s, edhe ky ligj po përjetohet shumë rëndë nga Beogradi, sepse ia ka hequr ëndrrën për përvetësimin e Trepçës. Nëse bombardimet ia kanë trandur ëndrrën për Serbinë e Madhe, ligji për Trepçën, ia ka trandur ëndrrën për këtë gjigand ekonomik. Prandaj, krahasimi me NATO-n, qoftë edhe në kontekstin e simbolikës së saj, është një krahasim i qëndrueshëm që gjatë ditëve në vijim do të vijë e do të marrë kuptim edhe më të plotë. Tashmë kur ky ligj është miratuar dhe është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, duhet thënë se me të fitoi Kosova dhe qytetarët e saj paavrësisht nga përkatësia etnike, partiake dhe regjionale. Fakti se u votua me një shumicë absolute, ku edhe sekta okulte e Albinit nuk guxoi të votonte kundër, edhe pse me propozimamandamente u mundua që ta minonte frymën dhe germën e këtij ligji, tregon se përballë kësaj çështjeje ranë retorikat dhe hipokrizitë politike. Po ashtu edhe në aspektin e punës përgatitore, puna për këtë ligj i kalon kufijtë e një institucione çfarë është Kuvendi, pasi që në përgatitjen e tij kanë marrë pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë marr pjesë përaqësues të Trepçës, shoqëria civile  dhe kushdo tjetër që ka qenë i interesuar. Komisioni që ishte krijuar në krye me prof. dr. Muhamet Mustafën ka bërë një punë gjigande, të guximshme, të vedosur dhe të vazhdueshme, duke e bërë nismën ligjore qeveritare të jetë më e plotë, më e fortë dhe më e pranueshme për një spektër të gjerë politik dhe shqoëror. Në gjithë këtë anagzhim kolektiv, s’do mend se prof. dr. Muhamet Mustafa meriton një përgëzim të thellë, sepse pos profesionalizimit, erudicionit dhe përkushtimit, ka investuar edhe vullnetin, durimin dhe gatishmërinë për të përfshirë të gjithë, për të krijuar një front të gjerë njerëzish të fushave të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe të tjera, që të bëhet realitet dëshira, vullneti dhe interesi i qytetarëve të Kosvës, që ky gjigand ekonomik edhe me ligj të sanksionohet pronë e Kosovës dhe e punëtarëve të saj. Gjithsesi vendosmëria e dhe përkushtimi i Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, ka mundur ta bëjë më të lehtë edhe punën e Komisionit për hartimin e ligjit dhe të straegjisë për Trepçën, aq më tepër kur vetë kryeminstri Mustafa u kishte premtuar minatorëve në javën e tyre në maj se do të ketë një ligj për Trepçën dhe se këtë kombinat si gjithë pasurinë tjetër të Kosovës nuk do të mund ta tjetërsojë kush. Prandaj, edhe kryeministri Mustafa, ashtu siç me vendosmëri kishte mbajtur një premtim që ua kishte bërë, po ashtu, nuk harroi që edhe momentet e para pas miratimit të këtij ligji ta ndajë me urimin për minatorët, me atë shprehjen e tyre të zakonshme: Me fat! Edhe mesazhi i sotëm i kryeminstrit Mustafa nuk ishte mesazh triumfalist, siç kanë përcjellë dhe siç po përcjellin disa, por ka qenë mesazh afrimi, mesazh bashkimi dhe uniteti e që ishte edhe mesazh i miratimit të ligjit për Trepçën. Dhe për më tepër, kryeminstri Mustafa ftoi që këtë frymë uniteti dhe bashkimi ta bartim edhe në çështje të tjera të rëndësishme për Kosovën.