Limaj do zgjedhje, nuk pranon ta zëvendësojë Haradinajn në postin e kryeministrit

19.07.2019 22:38:47

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nuk ka lënë opsion tjetër pos shkuarjes në zgjedhje të reja.

Limaj, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ftesa për Haradinajn ka qenë lajm i befasishëm edhe për atë personalisht.

I pyetur nëse do të zëvendësonte Haradinajn sikurse që kishte ndodhur kur Haradinaj kishte shkuar për herë të parë në Hagë, Limaj është përgjigjur shkurt “me dorëheqjen e zotit Haradinaj vendi shkon në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se megjithatë duhet të respektohen të gjitha formalitetet derisa të shkohet në zgjedhje.

Limaj ka thënë se në momentin kur është votuar Gjykata Speciale është pritur se ftesa mund të kenë të gjithë, por ai ka thënë se ftesa për në Hagë nuk është akuzë.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate ka thënë se në situatën që është Kosova vetëm vota e sovranit e zgjidh problemin.

Limaj ka insistuar se pa shkuar në zgjedhje nuk futet në asnjë kombinim që do të mund të prodhohej ndonjë qeveri e re