Limaj e Krasniqi rizgjidhen në krye të Nismës

10.09.2016 19:30:51
  1. NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Sipas komunikatës për media, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur kryesinë e kësaj partie, me ç ‘rast kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Jakup Krasniqi, kurse kryetar i Nismës është zgjedhur Fatmir Limaj.

Në këtë mbledhje të mbajtur në Prizren, është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

Ndërkaq, në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse.