Limaj: Kam besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Zafir...

Limaj: Kam besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të Zafir Berishës.

11.12.2019 19:03:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin e tij Zafir Berisha është në vazhdën e ftesave nga një gjykatë, e cila me kohë është vlerësuar e padrejtë.

Ai në një status në Facebook shkruan se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e shenjtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës.

Postimi i plotë:

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.

Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë. Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka shkruar Limaj.