Limaj në “DokuFest”, e ndjek dokumentarin ku është vet protagonist

08.08.2019 23:34:07

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputetë dhe ministra nga radhët e Nismës po merr sonte pjesë në festivalin e Filmit “DokuFest”.

Po sonte Limaj ka parë dokumentarin “Patriotic Highway”, ku ai është protagonisti kryesor.

“Mundësi e mirë për të kujtuar edhe njëherë se çfarë padrejtësish dhe përndjekjesh politike na janë bërë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

“Përgëzoj organizatorët dhe të gjithë ata që bënë të mundur organizimin e festivalit të filmit “DokuFest”, i cili tanimë është kthyer në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë duke e kthyer Prizrenin në një kryeqendër kulturore”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.