Limaj nuk shqetësohet nga Asociacioni, por kërkon kujdes nga delegacioni

15.09.2020 23:50:47

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel nuk duhet të ngutet lidhur me draftimin e Statutit të Asociaconit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Çështja e Asociaconit është e mbyllur për ne. Delegacioni i Kosovës nuk duhet të pranojë të hyjë në draftim të statutit të Asociaconit. Ne duhet të themi që duhet ta bëjmë statutin në bazë edhe të Marrëveshjes po edhe të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese. Pastaj një ditë para Marrëveshjes finale me Serbinë, ne ta bëjmë draftin dh eta dorëzojmë”, ka thënë Limaj.  “Shqetësuese kjo temë ka qenë më herët, nuk është sot”.