Limaj: Parlamenti është hipokrit, deputetët nuk reaguan kur u montuan mesazhe

26.01.2018 12:14:30
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në interpelancën ndaj Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, është kujdesur të ju kujtojë deputetëve që ata nuk kanë reaguar kur ka qenë koha, duke e cilësuar rastin e Dardan Gashit si të pa materie.

“Parlamenti trajton tema të ndryshnme me interes të publikut dhe objektivi i këtij debati është me ardhë deri të  përfundimi dhe trajtimi përmes organeve të drejtësisë

“Interpelanca është pa materie, duke llogaritur që është ngritur nga një grup parlamentar shumë serioz,  besoj që mbajtja e kësaj agjende më shumë se një muaj është shumë jo serioze në çasje, dhe e shoh më shumë për ndikim medial se për të arritur  përfundimin e kësaj çështjeje” deklaroi Limaj.

Limaj shtoi se fjalën e fundit për këtë rast e kanë organet e drejtësisë dhe përë këtë gjë nuk vendos Kuvendi, raporton lajmi.net.

“Do doja të mos ishte parlamenti hipokrit, po flasim për një veprim që sdo duhej të ndodhte, a është apo jo kriminal nuk vendosni ju, vendos gjykata, kush jemi ne që të bijmë përfundime se cka ka ndodh?” shtoi Limaj.

Limaj ju referua vetes kur tha se është i dëshpëruar me Parlamentin dhe mosreagimin për çështjen e mbajtjes në burg nga fabrikimi i mesazheve

“Para se me fol për atë çështje me tregu se cfarë hipokrizie është kjo, si është e mundur në këtë vend të  fabrikohen mesazhe e me mbajt njerëz në burgje ,si nuk e shqetëson një deputet një gjë e tillë,  si është e mundur një gjë e tillë, tetë vjet e kanë stigmatizuar dhe nuk është thënë asnjë fjalë?” pyet Limaj.