Limaj: “Sakrifica e familjes Jashari mbetet burim frymëzimi për të gjithë!”

06.03.2019 20:52:58

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se sakrifica e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për të gjithë.

“Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit, Adem Jashari, i cili 21 vite me parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptarë, por edhe më gjerë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta nderuar sakrificën e Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Sakrifica heroike e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për ne dhe brezat e ardhshëm. Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë, do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit Adem Jashari, i cili 21 vjet më parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptar, por edhe më gjerë. Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kombit.