Limaj thotë se Mitrovica duhet të ketë zonë më strategji të veçantë

06.06.2017 17:24:23

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në tubin elektoral në Mitrovicë për zgjedhjet e 11 qershorit ka thënë se mungesa e një qasjes serioze për ti zgjidhur problemet politike ka bërë që në disa vende të kemi një status que.

Ai ka thënë se edhe në situate në Mitrovicë është e papranueshme dhe duhet hapur rrugë të menjëhershme për një zgjidhje, transmeton lajmi.net.

Ai ka propozuar që Mitrovica të shpallet zonë më strategji të veçantë, ku sipas tij do ofronte mundësi për investime që do të ndryshonin gjendjen në këtë vend