Limani: Trepça te riaktivizohet, jo të privatizohet

19.07.2016 00:44:36

Trepça nuk duhet të jetë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por nën menaxhim të Qeverisë

Prandaj, Qeveria përmes ligjit për Trepçën ose çfarë do mase tjetër duhet ta riaktivizoj Trepçën.  Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, profesori univesitar i ekonomisë Musa Limani. Ai ka theksuar se privatizimi është  shkatërrim i zhvillimit ekonomik.

E, duke folur për  mos zhvillim ekonomik të vendit, Limani ka thënë se kanë qenë pikërisht politikat kadrovike të Qeverisë e që sipas tij, janë veshur me petkun partiak.

Limani, ka folur edhe për  atë se a pret që në të ardhmen Qeveria e vendit të ndryshoj diskursin sa i përket politikave ekonomike duke thënë se nuk është skeptik se një gjë e tillë do të ndodh.