Lindja e fëmijëve shqiptarë në tri shtete le të jetë ogur i mirë për shqiptarët!

01.01.2017 14:55:58

Nga Rexhep Kastrati

Në Shkup, fëmija i parë i lindur është një fëmijë i lindur nga një nënë shqiptare. Ky fëmijë është djalë, ashtu siç është djalë ehde fëmija i parë i lindur në Kosovë. Në shtetin shqiptar, fëmija i parë është vajzë. Dhe kshtu, në tri shtete kemi të lindur tre fëmijët e parë shqiptarë, sidomos kjo është për t’u shënuar për Maqedoninë. Po ashtu dy nga tre fëmijët e lindur janë djem, kurse një vajzë. Ditën e parë të vitit 2017, do të mjaftonte për ta filluar me lajme të tilla që kanë të bëjnë me lindjen e fëmijëve, si shenjë e plleshmërisë, vazhdimsisë së jetës dhe pafajsisë që bartin foshnjet e sapolindura. Për një popull të ndarë siç janë shqiptarët, ky do të ishte lajmi më i mirë, se në tri hapësirat e mëdha shqiptare: shtetin shqiptar, Kosovën dhe Maqedoninë, viti në këto shtet fillon me lindje fëmijësh shqiptarë. Do të doja që edhe shqiptarët e Çamërisë, ata që kanë mbetur atje dhe quhen edhe arvanitas, të kenë të drejtën për të dekaruar etninë e tyre dhe të na gëzojnë me lajme të mira për lindje të fëmijëve si shenjë e vazhdimësisë së jetës, por ende nuk mund të kemi lajme të tilla. Na mungojnë lajme për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në territoret shqiptare në Mal të Zi, për të pasur një tablo të qartë të plleshmërisë, të lindshmërisë dhe të vazhdimësisë së shqiptarëve. Dhe viti 2017 do të jetë vit që do të përcaktojë shumëçka në këto aspekte, pasi që do të ketë zhvillime shumë interesante që mund zë mos jenë të gjitha pozitive për shqiptarët, por gjithsesi do të ketë zhvillime që do të përcaktojnë rrjedhën e shumë zhvillimeve të tjera në aspektin e afirmimit të të drejtave të shqiptarëve atje ku ato u mungojnë. Dhe lajmi për lindjen e dy mashkujve dhe një femre në të tri shtetet: shtetin shqiptar, Kosovë e Maqedoni është lajmi që duhet të jetë lajm për të flluar mbarë këtë vit shumë përcaktues dhe sfidues për shqiptarët, për të cilat do të shkruaj ditëve në vijim, ashtu edhe siç kam paralajmëruar gjatë muajit të kaluar, tashmë të vitit të kaluar. Me këtë rast, le t’u urojmë shqiptarëvetë rinj që erdhën në jetë ditën e sotme, jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme, kurse të gjithë shqiptarëve t’u urojmë syçeltësi, kujdes, vendosmëri dhe përkushtim për familjet e tyre, për popullin dhe vendin e tyre!