Liqeni artificial në Ibër mbushet mbeturina (VIDEO)

11.08.2017 21:18:30

Përgjatë gjithë liqenit janë grumbulluar mbeturinat.

E stoqet e bërllokut i krijuan pushuesit që shfrytëzuan liqenin artificial të ndërtuar në lumin Ibër në Mitrovicë.

Në fakt mbeturinat nuk patën edhe ku t’i gjuajnë pasi nuk ka asnjë shportë.

Megjithëse kjo hapësirë gjendet në Komunën e Mitrovicës, zyrtarët thonë se nuk janë përgjegjës për vendosjen e shportave e as për heqjen e mbeturinave.

Drejtori i Shërbimeve Publike Besnik Beka i tha Klanit përmes telefonit se investimi këtu është i Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe se në projekt e kanë vendosjen e shportave.

Edhe pas dy ditë pritjeje, zyrtarët e kësaj ministrie nuk i kthyen përgjigje Klan Kosovës në lidhje me këtë çështje.