Lirinë nuk u’a cenon kush, mos kërcnoni fqinjët !

10.05.2019 22:39:31

Nga: Fatmir Bajraj

Parada ushtarake e Serbisë, sot në qytetin jugor të saj, në Nish, e emertuar : “T’a ruajmë lirinë”, që n’thelb e ka mashtrimin, lajthitjën dhe është një hipokrizi e kulluar & perfide ! Prej kujt e ruanë lirinë Serbia sot, kush i’a cenonë atë “liri” ? Kur i’u cenua dhe rrezikua liria Serbisë, dhe Kur fitoj lirinë Sebia, që t’i jet rrezikuar sot ajo ? Serbia nuk është e kërcnuar ushtarakisht nga askush, nga asnjë vend armik dhe as nga fqinjët, por realisht është e kërcnuar nga vetja, nga armiqtë që i sajon e prodhon për nevoja t’mbrëndshme, për poltiken e saj populliste, nacionaliste dhe agresive ndaj fqinjëve. Serbia, në vitet e 90-ta, nën petkun e Jugosllavisë së KAÇKJ-së, dhe “ruajtjës” së saj, sulmoj ushtarakisht ish njesitë tjera federale të t’njëjtës Jugosllavi, por qellimi ishte, ai i cili është edhe sot e gjithë ditën, fatkeqësisht : Krijimi i Serbisë së Madhe ! Moto dhe devizë e politikës hegjemoniste serbe e viteve të 90-ta, ishte : “Të gjithë serbët në një shtet” ! Politika luftënxitëse serbe, ishte politikë shkatrrimtare që eskaloj në një luftë të përgjakshme dhe të krimeve të papara n’Europën e pas LDB-së, deri në gjenocid shkaktuar popujve tjerë që synonin lirinë,nga ana e vet popullit serb, alias regjimit të “Kasapit të Ballkanit, kriminelit Millosheviq ! Serbia filloj agresionin n’Kosovë, mbi statusin e saj autonom dhe si element konstituiv i federalizmit Jugosllav, n’fund t’viteve të 80-ta, për të shkelur mbi tjerët ; Kroaci & Bosnje, dhe për t’iu kthye Kosovës dhe shqiptarëve, n’fund vitet e 90-ta me një luftë barbare dhe “politikës së tokes djegurë”, vrasjeve dhe ekzekutimeve në masë, masakrave n’popullsinë civile dhe krimeve të permasave të gjeonocidit dhe spastrimit etnik permes deportimit jasht atdheut të një populli atokton n’trojet e veta…! Serbia mori ndeshkimin ndërkombëtar, me sulmet mbi caqët ushtarake serbe nga Aleanca Verio-Atlantike (NATO), që nga 24 Marsi, deri me 12 Qeshor 99, kur edhe u detyrua t’lëshoj Kosovën si humbëse e luftës se saj pushtuese dhe agresionit ndaj Kosovës. Serbia theu dhëmbët n’Kosovë në vitin 1999 ! Atëbotë, Serbia nuk humbi lirinë e vet, por u detyrua t’ua njeh të tjerëve atë, t’ua njehë lirinë atyre të cilet i kishte privuar nga ajo, padrejtësisht. Serbia në tri luftërat që nisi, mbrënda ish Jugosllavisë (Kroaci, Bosnje & Kosovë), ishte egresore dhe pushtuese, zatën i humbi ato, përkundër epersisë ushtarake që posedonte përballë viktimës. Parada ushtarake e Serbisë sot në Nish, nuk ishte në ruajtjën e lirisë dhe garancion për paqën, por e kundërta : Kërcënim për paqën & lirinë e fqinjëve…! Serbia n’fund vitet e 90-ta, humbi sundimin mbi tjerët, humbi sundimin mbi Kosovën, derisa Kosova dhe shqiptarët, “humbën” prangat e robërisë shekullore dhe fituan lirinë, si e drejtë universale por e mohuar nga Serbia hegjemoniste dhe regjimi kriminal i Millosheviqit. Serbia e Vuqiqit, nuk ka ndryshuar nga ajo e Millosheviqit dhe as s’ka mësuar nga historia e cila mund t’i përseritet… Ajo nuk kupton ende se epersia ushtarake n’raport me fqinjët të cilët ruajnë lirinë, nuk garanton fitorën n’luftërat pushtuese-agresive, siq ishte rasti i Kosovës, 1999 ! – Luftërat pushtuese dhe agresive në Ballkan & Europë kanë marr fund, s’paku për këtë shekull, dhe prezantimi i forcës ushtarake nga Serbia, jo vetëm që nuk kërcnon seriozisht Aleancën Verio-Atlantike, pjesë e së cilës janë, vendet e rajonit, dhe m’a së paku Kosovën e cila është nën ombrellën direkte të vetë NATO-së dhe SHBA-të n’krye të saj. Një avanturë serbe për ri-pushtim të Kosovës, do ishte vetvrasje për Serbinë dhe popullin serb, e cila do sillte n’pik-pytje ekzistencen si shtet…! Jam i prirur t’besoj se populli serb nuk është aq i marrë, sa është jo-serioz & hegjemonist që t’i hynë një avanture të re, vet-shkatërruese ! Tek e fundit, këtu jemi, dhe s’kemi ku të shkojmë nga Atdheu ynë dhe i të parëve…!