Lirohen edhe 15 të burgosur nga Guantanamo

16.08.2016 09:38:24

15 të burgosur që më parë janë mbajtur në burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë, janë dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Transferi i 12 shtetasve jemenë dhe tre afganëve më 15 gusht është lirimi më i madh i të burgosurve të Guantanamos prejse Presidenti Barack Obama e ka marrë detyrën me premtimin e mbylljes së burgut të njohur.

I deleguari i veçant i Departamentit amerikan të Shtetit për mbylljen e qendrës së paraburgimit të Guantanamos, Lee Wolosky, ka shprehur falenderimin amerikan për EBA për pranimin e të burgosurve të liruar.

“Operacioni në vazhdim e sipër i burgut e dobëson sigurinë tonë kombëtare duke shtjerru burimet tona, duke dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët kryesor dhe partnerët tanë dhe duke trimëruar ekstremistët e dhunshëm”, ka thënë Ëolosky.

Pentagoni thotë se në Guantanamo janë edhe 61 të burgosur të tjerë. Qendra e paraburgimit është hapur në vitin 2002 nën presidencën e Xhorxh Bush të Riut, për të mbajtur aty njerëz që kanë lidhje me talibanët apo Al Kaidën.