Lirohen me qindra pengje siriane në qytetin Manbexh

14.08.2016 21:22:09

Terroristët takfiristë të ISIS ditën e shtunë kanë liruar me qindra civilë të cilët i kishin marrë rob në qytetin Manbexh në veri të Sirisë dhe i përdornin si mburojë njerëzore.

Grupi terrorist ISIS po shfrytëzon civilët irakianë si mburojë njerëzore. Burimet informative në Siri njoftuan se terroristët e grupit takfirist ISIS familjet e qytetit Manbexh i kanë transferuar me dhunë në qytetin Raka për të shërbyer si mburojë njerëzore në qytetin Alepo përballë forcave siriane.

Këto burime duke folur për avancimin e forcave ushtarake dhe popullore të Sirisë në qytetin Alepo dhe arritjen e fitoreve të rëndësishme përballë terroristëve, theksoi se forcat siriane nga të gjitha anët po avancojnë në drejtim të Alepo dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të ISIS.

Në Siri është theksuar në nevojën e unitetit mes grupeve fetare dhe etnike vendit dhe shtuar se aktualisht grupet e ndryshme të shoqërisë siriane përkrah njëri tjetrit po luftojnë kundër terroristëve për ta mbrojtur vendin e tyre. Grupi terrorist ISIS me vrasjen e dijetarëve të myslimanëve sunitë dhe të forcave dhe komandantëve sirian po bën përpjekje të krijojë përçarje mes forcave siriane, por kurrë nuk do të ketë sukses në këtë drejtim.