Lista Serbe largohet nga Qeveria Haradinaj

27.03.2018 13:10:30
Pas disa orë konsultime më presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Lista Serbe ka vendosur të largohet nga Qeveria Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Raki, shkruan lajmi.net.

Ky vendim vije pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dje në veri të Mitrovicës nga Njësia Speciale e Kosovës.