Lista Serbe nuk beson se Prishtina do ta formojë Asociacionin

03.08.2018 12:22:26
Lista Serbe dyshon se Prishtina do të bëjë ndonjë hap drejt krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe përmbushjes së detyrimeve të saj, të cilat ajo mori me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, tha sot zëvendëspresidenti i kësaj liste, Igor Simiq.
Një ditë para skadimit të afatit për hartimin e statutit të Asociacionit, Simiq i tha RTS-së se kishte informacione nga Ekipi Drejtues se ata kanë punuar shumë për hartimin e statutit dhe se hartimi i tij ishte afër përfundimit.