Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë

05.09.2019 10:11:22

Goran Rakiq ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot.

Lista Serbe sot pritet të marrë vendim në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Kreu i saj, Goran Rakiq ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Ai po ashtu ka shi po ashtu ka shpjeguar se Lista Serbe është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.