LIVE: Flasin Mogherni dhe Mustafa (Video)

04.03.2017 10:48:30

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ka takuar krerët shtetëror, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Vesel dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Pas këtyre takimeve Mogherini dhe Mustafa po bëjnë një adresim të përbashkët për media.

Pas orës 11:00 Mogherini do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike parlamentare, përfshirë ato opozitare.

Në agjendën e dërguar nga Zyra e BE-së, konfirmohet se ajo do të vizitojë urën e Mitrovicës, ku kohët e fundit kishte zhvillime dramatike në lidhje me ndërtimin e parkut mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit. Aty, Bashkimi Evropian është i përfshirë në projektin për lëvizjen e lirë mbi dhe përreth urës kryesore mbi lumin Ibër.