Liverpool bie në shtëpi, Man United thyen Burnley

23.04.2017 21:52:09

Crystal Palace konfirmohet një skuadër që vret të mëdhatë e Premier League. Pas Chelsea-t dhe Arsenal-it, skuadra e Allardyce fitoi 2-1 edhe në “Anfield Road” përballë Liverpool-it.

Reds nuk u mjaftoi avantazhi me yllin e skuadrës, Coutinho. Londinezët rikthyen barazpeshën përpara pushimit të ndeshjes me Benteke.

Christian Benteke realizoi edhe golin e dytë në të 74-ën, duke realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme. Një humbje e hidhur për Liverpool, që mbetet në vendin e tretë në renditje, por tashmë vetëm 2 pikë larg Manchester City-t dhe 3 nga Manchester United.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 2-0 në fushën e Burnley-t. Një sukses i arritur prej 45 minutave të para të lojës me golat e Martial dhe Rooney-t. Djajtë e Kuq janë vetëm një pikë pas rivalëve të City-t, përpara derbit të Manchesterit, por shqetësimet vazhdojnë, sepse pas Ibrahimovic dhe Rojo në dyshim do të jetë edhe Paul Pogba, që pësoi një dëmtim muskulor. /supersport.al/