Liverpooli bie në “King Power Stadium” të Leicesterit

27.02.2017 23:18:50

 

Leicester City e ka shënuar fitorën e parë në “King Power Stadium” në  vitin 2017, pikërisht ndaj Liverpoolit të Jurgen Kloop me rezultat bindës 3-1, poashtu edhe tre ditë pas shkarkimit të trainerit Claudio Ranieri. Golat për vendasit i shënuan Jamie Vardy (28, 60) dhe Danny Drinkwater në minutën (39), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shenoi Philippe Coutinho në minutën e (68) të takimit, pas një asisti të Emre Can.

Tani Leicester City ikën disi perkohësisht nga zona e foftë e tabelës së klasifikimit, në pozitën e 15 me 24 pikë, dy më shumë se Crystal Palace që mban vendin e 18 me 22 pikë, që praktikisht e dërgon në një kategori më poshtë. Ndërkaq Liverpool mbetët me 49 pikë në vendin e 5-të tabelës së klasifikimit në Premierë Ligën Angleze. /fokusi.org/