Liverpooli përshëndetet nga Kupa, Southampton në finale

25.01.2017 23:31:56

Liverpooli është eliminuar në gjysmëfinale të “EFL Cup” pas humbjes 1-0 me Southamptonin.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Shane Long në minutën e fundit të ndeshjes, transmeton indeksonline.

Edhe në ndeshjen e parë, rezultati ishte i njëjtë dhe me epërsi prej dy golash Southampton kalon në finale.

Southampton në finale do ta presë fituesin e ndeshjes së nesërme ndërmjet Hull Cityt dhe Manchesterit, ku skuadra e Mourinhos është në epërsi prej dy golash nga ndeshja e parë.