Ljudmil Kljusev, djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë mbetet në paraburgim në ShBA

22.08.2016 21:47:33

Ljudmil Kljusev, djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Kljusev, mbetet në paraburgim në ShBA, ndërsa procesi gjyqësor është anuluar për kohë të pacaktuar.

„Doktori nga Millfordi ka kërkuar dhe ka fituar shtyrje të gjykimit për gjoja shitje të paligjshme të narkotikëve“, shkruan gazeta “New Heaven Register”.

51 vjeçar Kljusev, sipas gazetës është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për dhënien e recetave pa nevojë për të cilat është paguar, si dhe për akuzën për larje parash. Për këtë në ShBA udhëhiqet hetim federal për mjekun maqedonas i cili ka nënshtetësi edhe kanadeze edhe amerikane.

Procesi gjyqësor filloi në nëntor të vitit të kaluar pas akuzave se mjeku dhe bashkëpunëtori i tij kanë shitur ilaçe “Aderal” dhe „Xanax“ (i njohur te ne si Helex) pacientëve të cilët nuk kanë pasur nevojë.

Autoritetet në atë kohë njoftuan se kur është arrestuar, në zyrën e Kljusev janë gjetur më shumë se 170.000 dollarë para të gatshme, ndërsa përfaqësues zyrtarë kanë pohuar se në periudhën nga janari deri në prill “ka larë” më shumë se 120.000 dollarë.

Gazeta amerikane po ashtu ka shkruar për vizitat e shumta të Kljusev në Maqedoni.

Ai po ashtu është  i dekoruar me Dekoratën “8 shtatori” të cilën presidenti Gjorgji Ivanov ia dorëzoi në emër të babait të tij të ndjerë.