Shqipëri/ Policia parandalon tragjedinë në Kukës/ I dehuri qëllon me armë ndaj fqinjëve, por..

12.02.2021 20:34:59

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh. U kap dhe neutralizua në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.

Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.

Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.

Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.

Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Policia parandalon tragjedinë në Kukës/ I dehuri qëllon me