Lladrovci bëri homazhe te varrezat e Familjes Deliu dhe dëshmorët në Abri

26.09.2017 15:12:17
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor komunal, në shenjë respekti për 19 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve dhe 29 martirëve të fshatit Abri janë përkulur para varrezave të tyre duke përkujtuar lavdinë dhe sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës.

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të fshatit Abri, Vesel Demaku, Valdet Xhemajlaj, Afrim Hajdaraj dhe masakrës së Familjes Deliu (29 martirëve) janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e Familjes Deliu nga Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor komunal, udhëheqës të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, me çrast kanë vendosur buqeta lulesh.

Në vitin 1998 dora vrastare serbe vrau dhe masakroi 23 anëtarë të Familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha tre muajshe e deri në 94 vjet.