Lladrovci: Prej ditës së parë të punës, do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve

20.11.2016 17:12:26

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vazhdon me takimet e tij konsultative me qytetarët e kësaj komune.

Këtë herë, Lladrovci ka bashkëbiseduar me qytetarët e Drenasit I dhe II, të Çikatovës së re, Zabelit të ulët, Komoranit I, Nekocit dhe Korroticës së ulët.

“Bashkëbiseduam për problemet nëpër lagjet e tyre, për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe për përmirësimin e jetesës së tyre me shërbime më të shpejta komunale. Që nga dita e parë e punës, do t’i adresoj një nga një të gjitha shqetësimet e tyre”, ka thënë Lladrovci.

“Shumë mbresëlënës dhe i paharrueshëm ishte edhe takimi me pjesëtarët e organizatave të dala nga lufta. Unë jam gati për 4 dhjetor!”, ka shtuar ai.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, në takimin e djeshëm me veteranët dhe familjet e dëshmorëve ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.