Lladrovci sot e shpalos Programin për Arsim

10.12.2016 12:35:43

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci  sot do ta shpalos Programin e tij për Arsim.

Sipas njoftimit të PDK-së, Lladrovci për arsimin do të flas në shkollën “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat në ora 13:00.

Lladrovci  në raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas, më 18 dhjetor kundërkandidat do ta ketë Isa Xhemajlajn e NISMAS , i cili tashmë ka lidhur koalicion edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenorin si dhe me Elmi Thaçin e Aleancës Kosova e RE.