“Loja e rrezikshme e dyshes Rama-Vuçiç me arrestimin e Haradinajt, çfarë fshihet pas gjithë ngjarjes dhe kthimi i tij në Kosovë”!

06.01.2017 22:57:10
Nga Kastriot Islami
Haradinaj s’duhet të ishte ndaluar…S’duhet ky incident të kishte ndodhur vecanërisht në Francë e cila e ka mbështetur e mbështet fuqimisht pavarësinë e Kosocvës dhe e ka shumë të qartë situaten në Kosovë… Nga ana tjetër, Prishtina e Tirana duhet të kishin reaguar më shpejt dhe më fuqimisht…! Askush nuk ka asnjë dyshim se Haradinaj duhet liruar sa më parë dhe me siguri do te lirohet në ditët në vijim! Dhe as që mund të dënohet apo mendohet të esktradohet në Beograd.. Aq më pak për një akuzë e cila tashmë është marrë në shqyrtim në Hagë! Nëse kjo do të ndodhte loja do të ishte shumë e rëndë dhe provokimi mund të shkaktonte reagime të paparashikueshme…! Nga ana tjetër, pas disa ditësh mund të na mbushin mëndjen se këtë cështje e zgjidhi cifti Rama-Vucic…?!Mos u habisni kur pas disa ditësh do të përpiqen të nxjerrin lajmin se Haradinaj po kthehet i lirë në Kosove për shkak të “presionit patriotik” të Ramës ndaj Vucic apo për shkak të marrëdhënieve speciale Rama-Vucic…Askush s’duhet të bëhet naiv të besojë një mashtrim të tillë kaq të trashë?! Kjo eshte vecse pjesa e rradhes e nje shfaqje teatrale ..! Pas një loje të rrezikshme..
****
Ajo që ka ndodhur me Haradinajn në Francë duket një lojë interesash të brendshme ku janë implikuar edhe aktorë të jashtëm… Një provokim për “negociatat pajtuese” mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbeve…Një mundësi për ti dhënë peshën e pamerituar dyshes Rama-Vucic…?!
****
Përgjegjesia kryesore për këtë incident shkon natyrisht në Serbi dhe te drejtuesit e lartë serbë të cilët ruajnë ende relike të tilla të rëndomta…Nga ana tjetër, Franca që ka mbështetur në pararojëdhe mbështet fuqimisht pavarësinë e Kosoves si dhe ka ndjekur me shumë kujdes të gjithë zhvillimet në Kosove, përfshi edhe ato me Gjykaten e Hagës, s’mund të mbetet jashtë përgjegjësisë, për më tepër që sic thuhet, Haradinaj ka shkelur edhe herë të tjera tokën franceze pa pasur asnjë problem…Reagimi i vonuar dhe i ngadaltë i Tiranes, vecanërisht jep tëdyshosh se edhe Tirana është e implikuar rëndshëm në këtë “lojë”…Për rrjedhojëkjo do ta bënte edhe përgjegjëse.. Dhe sa më shumë Tirana reagon apo ngre më lart tonin me kalimin e kohës, aq me shumërritet dyshimi për implikimin e saj, madje dyshimi për të mbuluar diellin me shoshë për të fshehur implikimin kthehet në bindje….
****
Haradinaj do të kthehet më siguri në Kosovë së shpejti dhe pa asnjë problem, sepse ishte i pari dhe i vetmi lider në Ballkan që la detyrën e Kryeministrit dhe shkoi me këmbët e tij në Hagë…Dhe as që mund të mendohet apo bëhet fjalë për ekstradim… Nëse kjo do të ndodhte apo kthimi do të vonohej, ky do të ktheje në një provokim të rrezikshëm, aq më tepër që duket se ndodhemi brënda një shfaqje teatrale.. Këtë e dinë mirë edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, edhe në Beograd edhe në Paris…! Por kjo mund të ndricohet edhe mirë në Uashington…! Por mbi të gjitha kjo do të rezultonte një shfaqje e turpshme cirku nëse Rama do të përpiqej të nxirrte përfitime si lider global nga kjo lojë duke e paraqitur lirimin si një angazhim të tij.. Si një “ndërhyrje patriotike”, ndoshta edhe me retorike nacionaliste tek “miku” i tij i ngushtë Vucic, për të krijuar perceptimin se në rajon vetëm Rama mund ta kontrollojë Vucic dhe vetëm Rama-Vucic mund të jenë faktorë të pajtimit të madh…Mos e hani sapunin për djathë…!