Loja e Serbisë, përmes Listës Serbe në mbeshtetje të PDK-së, AAK-së dhe NISMES

22.05.2017 10:05:20

 

Nga: Ajet Avdyli

Ramush Haradinaj u mbajt në Francë në Colmar sipas një aktakuze të ngritur nga Sërbija, që datonte nga viti 2004. Të gjithë shqiptarët u ngritën në këmbë gjithandej ku ka shqiptar, kërkuan nga autoritetet franceze që Ramushi të lirohej. Sërbija, ministria e drejtsisë gadi e bombardoi Gjykatën e Apelit në Colmar, me dergesa shtesë me aktakuza të reja, e që isnsitonte që Ramushi të ekstradohet në Sërbi.

Opinoni koosvar akoma nuk është i njoftuar si duhet se ç`far kërkonte Sërbija, ç`far i vynte Ramushi, besoj shumë se nuk e kishte qëllimin që Ramushi të ekstradohej në Sërbi, kur e dinte mirë se autoritetet franceze nuk do ta bënin një gjë të tillë. Kjo ishte më teper një propagand e tyre për konsum politik të mbendshëm, kur dihet se në atë kohë pritej shumë shpejt të zhvilloheshin zgjedhjet paralementare në Sërbi.

Dihet mirfilli se Sërbija gjithmon ka inskenue gjëra të tilla në prag të fushatave paraelektorale, por edhe gjithmonë është perpjek që fushatën ta orjentoj kah mbajtja e Kosovës, për fatë të keqë opinioni Serb e ha akoma këtë qorbë. Mirpo kohëve të fundit edhe elektorati në Sërbi sikur ka arrit të vetëdijësohet, ta themi më konkret e patëm një rreakcion shumë të fuqishëm, kunder udhëheqjes serbe, me rastin e perpjekses së tyre për ta sjell në Kosovë një Tren kontrabandues me mbishkrime fyese për Kosovën.

Kjo ngjarje ishte edhe një testim per kryetarin e SHBA-ne. Ramushi u lirue nga Gjykata e Apelit në Colmar, u kthye në Prishtinë, një pritje madhështore, nga elektorati i AAK, por që kishte edhe të tjerë të strukur pas tijë, që pritnin në Sheshin Zahier Pajaziti, e që e pritnin me padurim fjalimin e zjarrt të Ramushit. Ramushi me të marrë fjalën gadi e bombardoi Sërbin, që mua më bënte pershtypje, se fjalët e tija ishin, sikur të nxirrtje raketa nga goja e tijë dhe e bombardonte Beligradin, e foli, e tha shumë gjëra që per mua, të gjitha ato që i tha, ishin një propagand, tani që jemi mësue ti ndëgjojm ata kur në momente të caktuar, dëshirojn të bëjnë politikë të madhe, por që vogëlsia e tyre politike nuk u`a mban.

Për dallim nga nga hera e parë kur u kthye nga Haga, tani sikur ishte më i ekulibruar, e kishte ndëgjuar këshilltarin e tijë Muharrem Nitaj, i cili i kishte dhënë instruksione në Colmar se nuk ka nevoj për Tepihun e Kuqë të Hashim Thaqit. Por, kërkoi nga Franca që nuk ka nevojë, per pritje ceremoniale shtetrore, por që ka dëshir që ta presim turmat, me daulle e surlegji që na janë bërë tani si një storie primitive, në shtetin tonë të Kosovës. Tani e kemi një moment teper delikat, Sërbija me aktakuzat per mes interpolit, që i ka ngrit e akoma nuk i ka hjekë këto aktakuza, tani nuk e kemi akoma të qart se për ç`ar i shërbjen këto, por edhe dihet se e ka per qëllimet e veta.

Opinioni publik po kërkon ta di, se, përse Sërbija Ramush Haradinajn e quan kriminlel, e në anën tjeter, Sërbët e Kosovës që dihet janë vazal të Sërbisë e të Vuqiqit, politikën e tyre në Kosovë dihet e bëjnë sipas interesave të Sërbisë. Tani e kemi një problem koxha të nxehtë, që vërtet opinioni kosovar ka nevoj të dijë më shumë. Serbija e don Ramushin në burg në Sërbi, ndersa pakica Sërbe që jeton në Kosovë, tani është shëndrruar edhe në vazal të Sërbisë, por edhe vazal të Ramushit, Hashim Thaqit e Kadri Veselit.

Pëse, vërtet ne e kemi nje moment që kërkon të kemi sqarime; Lista Serbe në momentin që Qeveria e Kosovës e dërgoi per të u miratue Marrveshjen me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, Ramushi me AAK, Vv, por edhe Nisma desh e kallen Parlamentin e Kosovës, duke hudhë Gazë lotësjellës, duke gjuajtur me shishe uji, duke kërcnue çka di unë tjeter. Lista Serbe në të njejtën ditë e percillte debatin në Kuvend nga Beligradi ku kishte shkue të marrë instrukcione nga Vuqiqi, por edhe per drek, duke drekue dhe ngre dolli, në shenj knaqësie nga storiet që shifeshin dhe që tmerronin tërë botën e civilizuar.

Për çudi të radhës, Lista Serbe, kthehet në Parlament dhe tani, është e përkuashtua të perkrah Mocionin e Opozitës, në këtë rast edhe të PDK që ishte parti e pushtet. Mendoj se kjo lojë e paist kur Sërbija e akuzon Ramush Haradinajn, e në anën tjeter Lista Sërbe, e perkrah dhe i jep mbështetje, në momente të caktuara, nuk don shumë koment. Sërbija e Rusia që dihet duan me çdo kusht ta mbajn Kosovën por edhe të luajn rolin e milicit të Ballkanit, nuk kanë opcione shtesë më, sikur u janë shterë të gjitha, por tani kanë fillue me një opcion tjeter, Të u japon perkrahje që në udhëheqjjen e Kosovës të vijnë njerëz që nuk kanë një të kaluar të pastër, që nuk kanë shkollim adekuat, e gjëra të tjera, që kryesisht e deskrediton Kosovën karshi Faktorit nderkombëtar.

Ky projekt ka fillue ta marrë të mbarën, jemi dëshmitar që kohëve të fundit, marrveshjet e kundershtarëve politik të cilët deshë e kallën Kosovën per apetitet e tyre politike, ku mbrenda 5 minutash arrihen marrveshje, ndrrohen postet e kandidatëve per kryeminister, e gjëra të tjera, sikur na japin një sinjal të qart se Serbija është e interesuar që përmes vazalve të tyre Listës Serbe, të perkrah kandidat e parti politike që karshi Faktorit nderkombëtar, janë një e keqe e madhe edhe e Kosovës, por edhe e miqëve tanë , e atyre që janë e do të mbeten liria e Kosovës SHBA, e NATO- Jo rastësisht thuhet në një thënje se, Të renë e sjellin ata që ecin para të tjerëve, e mirëpreson ata që janë mes, nuk e arrinjnë dot ata që janë në fund. Në politik mendoj se Ramushi qëndron në fund, edhe nga pregaditja profesionale, por edhe të qenit pa prezencë, edhe pa preformancër të mirë te Faktori nderkombëtar.

Ky kualicon i zorit, ky opcion i zorit i nominimit të Ramushit për kyreministër janë e keqja më e madhe e këtijë vendi. Pësonalisht medoj se ky kualicion e natës, por edhe ky gazë i ditës, sikur ka alarmuar faktorin nderkombtar e në veqanti SHBA-të, ku në ditën e dorzimit të listave, Ambasadori Ametikan Delawie, e vizitoi KQZ, dhe deklaroi hapur në mënyrën urdhërore ; Se nuk dua të shof në listat për kandidat njerëz të korruptuar. Tani u bënë gadi tri ditë nga dorzimi i listave sipas afatit, oponion akoma nuk e ka listën definitive të kandidatëve të mundshëm për deputet, po presim sot !!!!!!