Loja e ulët serbe me Asociacionin e Komunave në Kosovë

22.02.2018 16:01:32

Nga Ahmet Asani

Është për tu habit dhe jasht çdo logjike pse komunat me pjestare me shumicë të nacionalitetit serb, kerkojnë te themelojne nje Bashkesi Komunash dhe nuk e themelojnë ate!? Çështja e themelimit te Bashkësive të Komunave në çdo shtet te Ballkanit e Evropës, eshte e rregulluar me ligj! Për themelimin e nje Asociacioni komunash ne Kosove, pavaresisht perkatesise etnike te shumices apo pakices mjaftojnë dy komuna nismetare, nje Statut dhe nje rregullore te punes! Me pas keti asociacioni mund ti bashkohen edhe komuna tjera! Eshte e pakuptueshme pse komunat qe duan te themelojne nje asociacion u dashka te marrin leje nga Qeveria apo Kuvendi i Kosoves, nga Beogradi apo Brukseli, kur kjo çeshtje eshte e rregulluar me ligj! Këte realit e di shume mire Prishtina dhe Beogradi, e di Brukseli e gjithe shqiptaret, e di mire pakica serbe dhe gjitha pakicat tjera te Kosoves e rajonit!