Loja publike e AAK-së në Kuvendin e Kosovës një sfaqje e mjerë teatrore

10.03.2017 13:53:46

Nga Rexhep Kastrati

Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, kur ishte fjala për Projektligji për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës, dëshmoi hapur dhe qartë se sjellja e AAK-së dhe e vetë Ramushit nuk është asgjë tjetër, pos një teatralitet që dynon heroizimin dhe protagonizmin politik.

Është kështu për faktin se në një rrethanë të pazakontë, grupi kuvendor i AAK-së, nuk votoi projekligjin në fjalë, edhe pse ishte i një rëndësie të veçantë edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, por edhe për qytetarët e rajonit të Prishtinës, por pas bisedës telefonike që Pal Lekaj paska zhvilluar me Ramush Haradinaj, ky i fundit paska bërë rolin e Ago Ymerit jo duke ardhur vetë në besë se do të kthehet përsëri bë Francë, por duke ardhur nëpërmjet mesazhit për votimin e atyre projekmarrëveshjeve, pavarësisht se çak po nodh me të.

Është e qartë se kjo është një lojë e qartë politike, një shfaqje teatrore që mëton heroizimin dhe protagonizmin politik, pasi që këto marrëveshje kanë qenë të njohura për të gjitha grupet kuvendore, pra edhe për atë të AAK-së, e së këndejmi edhe kanë mundur të harmonizohen qëndrimet e grupit që para seancës së Kuvendit të Kosovës. Pra, që më parë, Ramush Haradinaj do të mund të urdhëronte grupin kuvendor të AAK-së që t’i votonin ato, e jo që këtë ta bënte në seancë kuvendore dhe pasi një herë është votuar kundër, apo nuk është votuar fare.

Dhe pikërisht përpjekja që të paraqitet në sy të opinionit publik gjoja ndërhyrja e Ramush Haradinajt, i jep gjithë kësaj karakterin teatror, duke dëshmuar se gjithçka, përfshirë edhe qëndrimin ne tij në Francë, e bën një shfaqje teatrore me qëllim heroizimin e tij në sy të opinionit në Kosovë.