Lojë e bukur e “Tre luanëve”, Anglia udhëheq 1-0 ndaj Suedisë

07.07.2018 19:20:59

Në një Botëror “të çmendur” si ai rus, ku futbolli evropian ka treguar deri tani supermacinë e vetë, kombëtarja e Anglisë po shfaqet më e fortë se kurrë më parë dhe duket se profecia e trajnerit Sothgate për kupën që “po vjen në shtëpi” duket se po përmbushet.

“Tre luanët” po sfidojnë në çerekfinale Suedinë dhe në 45 minutat e para të takimit kanë treguar një futboll krijues dhe agresiv duke dominuar në çdo cep të fushës.