Lojtarët e Kosovës nisen për në stadium atmosferë fantastike nga dardanët

14.11.2019 19:52:42

Dardanët tashmë janë mbledhur para hotelit ku po qëndron Kosova në Plzen.

​Përfaqësuesja jonë do të përballet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me Republikën Çeke.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në ‘Doosan Arena’ të Plzenit, e që do të jetë një ndeshje vendimtare për Kosovën.

Dardanët kanë filluar këngën para hotelit ku qëndron ekipi ynë, në mënyrë që t’i motivojnë para këtij takimi të vështirë, raporton telegrafi.

Një numër i madh i tifozëve tanë tashmë kanë shkuar në Çeki dhe atmosfera e zjarrtë nuk mungon.