Londër/Raportohet për një eksplodim në metro

15.09.2017 11:57:10
Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një “incidenti” në Parsons Green Station në Londër.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit.

Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë.

Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve.

Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim.