Londra paralajmëron Kremlinin për incidentin me spiunin rus

06.03.2018 23:03:00
Sergei Skripal speaks to his lawyer from behind bars seen on a screen of a monitor outside a courtroom in Moscow on Wednesday, Aug. 9, 2006. Skripal a retired Russian colonel recruited by British intelligence in the mid-1990s was sentenced Wednesday by a military court in Moscow to 13 years imprisonment for spying, officials said. (AP Photo/Misha Japaridze)

Mbretëria e Bashkuar do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo prove të përfshirjes së Rusisë në helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal, tha ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, janë sëmurë rëndë në spital, pasi u gjetën të pavetëdijshëm në Salisbury, Ëiltshire. Sekretari i jashtëm tha se nuk po i drejtonte gishtin si fajtor askujt në këtë fazë, por e përshkroi Rusinë si “një forcë keqdashëse dhe shkatërruese”.

Rusia ka mohuar ndonjë përfshirje të mundshme në çështje. Policia kundër terrorizmit ka marrë përsipër hetimin nga Policia e Ëiltshire.

Por në një deklaratë, njësia tha se hetimi nuk ishte deklaruar si një incident terrorist dhe nuk kishte rrezik për publikun e gjerë. Të afërmit e Skripal i kanë thënë Shërbimit rus të BBC-së se besonte se shërbimet speciale ruse mund të viheshin pas tij në çdo kohë.

Gruaja e tij, vëllai më i madh dhe djali i tij kanë vdekur në dy vitet e fundit, disa në rrethana misterioze.

Skripal është e vendosur në Moskë dhe ka vizituar rregullisht babain e saj në Britani të Madhe, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Z. Skripal, një ish-agjent rus i dënuar për spiunim për Britaninë – dhe vajza e tij u gjetën të helmuar në një stol jashtë një qendre tregtare të dielën pasdite.

Para kësaj, ata ishin parë duke ecur nëpër një rrugicë që tek restoranti Zizzi, i cili tani është në hetim nga policia.

Shkencëtarët në Porton Doën – objekti i hulumtimit të fshehtë të Britanisë së Madhe në Ëiltshire – po studiojnë “substancën e panjohur” që mendohet të ketë helmuar ata.

Ndërkohë Boris Johnson u tha deputetëve: “Anëtarët e nderuar do të vënë në dukje arsyet e vdekjes së Aleksandrit Litvinenko në vitin 2006”.

“Unë u them qeverive në mbarë botën se asnjë përpjekje për të marrë jetë të pafajshme në tokën e Britanisë së Madhe nuk do të shkojë pa u ndëshkuar”.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar është vigjilente në përpjekjen për të luftuar një “ushtri të aktivitetit malinj” nga Rusia.

Në një deklaratë, ambasada ruse në Londër tha: “Raportet e medias krijojnë përshtypjen e një operacioni të planifikuar nga shërbimet speciale ruse, që është krejtësisht e pavërtetë”.

Duke iu përgjigjur komenteve të Z. Johnson, ambasada ruse shtoi: “Pranojmë që në vend të një sqarimi të duhur zyrtar mbi çështjen, Sekretari i Jashtëm zgjodhi të kërcënonte Rusinë me ndëshkim”.