Londra, qyteti më me ndikim në Evropë

17.02.2017 14:38:07

Londra fitoi vendin e parë në renditjen e qyteteve më me ndikim në Evropë nga pikëpamja ekonomike.

Kështu tregon në raportin e fundit kompania konsulente “Colliers International”, e cila përfshin në hulumtim 20 qytete të mëdha.

Qytetet janë ranguar mbi bazën e një indeksi që lidhet edhe me praninë e talenteve dhe koston.

Sipas analizës, Londra dhe Parisi mbajnë dy vendet e para. Parisi udhëheq kur është fjala për prodhimin ekonomik, kapacitetin dhe shpenzimet e punës, thotë kompania. Kryeqyteti i Francës ka arritur rezultat veçanërisht për shkak të aspektit të madhësisë dhe përvojës së punonjësve.

Në vendin e tretë në listë vjen sërish një qytet në Mbretërinë e Bashkuar, Manchesteri, i cili ngjitet nga vendi i 6-të vitin e kaluar.

Stockholmi zë vendin e katërt dhe është më me ndikim në të gjitha fushat që konsiderohen në llogaritjen e indeksit.

Dublini gjithashtu është përpara në renditjen për arsye të ngjashme. Njohuritë e gjuhës angleze janë ndër avantazhet kryesore të qyteteve në Mbretërinë e Bashkuar, përpara pjesës tjetër në Evropë.
Indeksi merr parasysh produktivitetin e punës, kapacitetin dhe performancën e punonjësve, standardi i jetës në qytet, kostoja e punës për punëdhënësit.