LPM: Marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare

27.07.2017 18:26:57

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) në shtëpinë e ARM-së organizoi debat për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila pritet të nënshkruhet më 1 gusht mes dy qeverive.

Në debati morën pjesë profesorë të ndryshëm universitar, gazetarë, kryetari i Këshillit Kombëtar Maqedonas dhe analistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LPM thonë se, përfundim i përbashkët i pjesëmarrësve në debat ka qenë se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare dhe për interesat e maqedonasve që jetojnë në Bullgari.

Nga kjo parti shtojnë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe kontradiktore dhe në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare të drejtat e Kombeve të Bashkuara.