LPM: Shqiptarët në Maqedoni të drejtat e tyre i kanë fituar përmes regjistrimit të falsifikuar të popullsisë

18.08.2016 20:15:38

Në organizim të Lëvizjes popullore për Maqedoninë, sot në Shtëpinë e armatës në Shkup është mbajtur debat me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit në të cilën me fjalimet e tyre u drejtuan ish ambasadori Risto Nikovski, deputeti në vitin 2001, Gjorgji Todorov, Marin Najdenov nga Këshilli i mbrojtësve, dhe shumë profesor universitar.

Konkluzion i përgjithshëm i të gjithë pjesëmarrësve në debat ka qenë se edhe pas 15 vitesh, Marrëveshja kornizë interpretohet ndryshe – deri sa te një pjesë e popullatës përjetohet me eufori dhe festohet, te pjesa tjetër shkakton frustrime, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LPM.

„Po ashtu u theksua se marrëveshja akoma është thellësisht traumatike për vetëdijen kombëtare maqedonase, tensionet ndëretnike, administrata e partizuar, shteti dy-nacional, jeta njëri pranë tjetrit në vend të njëri me tjetrin, regjistrimi i falsifikuar i vitit 2002 me të cilën shqiptarët i fituan të drejtat nga Marrëveshja e Ohrit, tejkalimi i përfaqësimit të administratorëve shqiptarëve në disa institucione mbi 50 për qind, që është në kundërshtim me marrëveshjen, kështu ishte paraqitur nga ekspertët Maqedonia  15 vite pas marrëveshjes së Ohrit“, thuhet në njoftimin e LPM.