LR PDSH me letër ngushëllimi për sulmin terrorist në Munih!

24.07.2016 07:34:01

“LR PDSH dënon ashpër sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë, ku si pasojë humbën shumë jetë të njerëzve të pafajshëm dhe në mesin e viktimave janë dhe tre shqiptarë” thuhet në kumtesën e LR PDSH.

“Sot ne të gjithë jemi pjesë e dhembjes dhe solidarizohemi me familjet e të vrarëve. Akti i shëmtuar johuman mori jetë të njerëzve të pafajshëm dhe i pikëlloi thellë familjet e tyre. Ngushëllime me të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre! Lutemi për të gjithë ju, u prehshi në paqe!”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kësaj partie.