LSDM: Harxhimet për kadastër zvogëlohen deri më 50%, paratë mbeten te qytetarët

26.08.2017 11:50:11

Nga LSDM thonë se për dallim nga qeveria paraprake e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila i ngarkonte buxhetet familjare të qytetarëve me tatime të reja dhe i ngatërronte në labirintet administrative të institucioneve, qeveria e LSDM i zvogëlon harxhimet administrative që kanë qytetarët, i lehtëson procedurat dhe mbeten më shumë para për qytetarët.

“Me masën më të re të Qeverisë, harxhimet për kadastër zvogëlohen deri më 50%. Kjo nënkupton se qytetarët do të paguajnë më pak për shërbime të njejta në kadastër dhe nga 1 shtatori do të hiqet pagesa e dyfishtë në rastet kur ndonjë lëndë duhet të dorëzohet për herë të dytë nga pala e njejtë. Kjo do të thotë 100% lehtësim për qytetarët, ndërmarrësit dhe përdoruesit tjerë të shërbimeve të kadastrës” thuhet në kumtesën e LSDM.

Njëkohësisht, për shkak të decentralizimit të shërbimeve dhe mundësimit të qasjes më të lehtë nga qytetarët, një pjesë e autorizimeve do t’ju kthehen firmave gjeodezike dhe kjo krijon pritje për cilësi më të lartë në shërbime si pasojë e konkurrencës më të madhe.