LSDM: Ministria e financave nuk ndalon me huamarrjet

16.08.2016 17:57:53

LSDM opozitare sot sërish ka akuzuar se Ministria e financave me ankandin më të ri të letrave shtetërore me vlerë i ka ngarkuar qytetarët me borxh prej 25,3 milionë euro.

“Edhe krahas asaj që muajin e kaluar në mënyrë të kundërligjshme i obliguan qytetarë me euro obligacionin prej 450 milionë eurove, sot në ankand të letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor i kanë obliguar qytetarët me borxh të ri në vlerë prej 25,2 milionë euro”, theksohet në kumtesën e LSDM.

“Borxhi publik është në nivelin historik prej mbi pesë miliardë euro apo mbi 50 për qind nga BPV, prandaj nevojiten ndryshime demokratike dhe këto ndryshime do të ndodhin në dhjetor të këtij viti. Kjo huamarrje e çmendur duhet të ndërpritet sa më shpejtë”, thonë nga LSDM.