LSDM: Nuk ka nevojë për huamarrje të re për dëmshpërblim të vërshimeve

19.08.2016 18:17:06

“Deklarata e sotme e Emil Dimitriev është vërtetim i asaj që institucionet qeveritare janë në kaos të plotë rreth menaxhimit me pasojat nga vërshimet që e kapluan rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, kanë reaguar nga LSDM.

LSDM në reagim konstaton se vlerësimi ende nuk është kryer ashtu siç ishte paralajmëruar, e as që ka paralajmërim për një ndarje minimale e drejtë e ndihmës për të dëmtuarit.

“Dëshmi për paaftësinë e kësaj qeverie është pranimi se 33 milion euro të paralajmëruara për kompensimin e dëmeve po planifikohet që të merret një kredi nga institucionet ndërkombëtare. Edhe përskaj asaj që para më pak se një muaj në mënyrë të paligjshme ata lëshuan një fletë obligacion në vlerë prej 450 milion euro, sot vet e pranuan se nuk janë në gjendje që nga ato mjete të ndajnë vetëm 7 % dhe t`i ri destinojnë për sanimin e dëmeve nga vërshimet. LSDM propozon që 20 milion euro nga flet obligacioni i katërt që u dedikuan për krizën e refugjatëve të ri dedikohen për sanimin e dëmeve nga vërshimet.”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM.