LSI regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit

29.03.2017 16:54:05

Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Tashmë LSI është një subjekt politik që do të garojë për zgjedhjet parlamentare, ndërsa partitë opozitare nuk kanë vendosur ende. Afati për regjistrimin e partive në KQZ është 18 prilli.

Prej datës 18 shkurt, kur edhe nisi protesta e pandalshme e Partisë Demokratike me kërkesën për qeveri teknike si kusht për hyrjen në zgjedhje, hipoteza të ndryshme u ngritën lidhur me qëndrimin që do të mbante LSI-ja.